Selami Xhepa: Qëndroj në PD, nuk iki për asnjë arsye
TIRANE - Pavarësisht rezervave të shprehura së fundi ndaj Partisë Demokratike, deputeti Selami Xhepa nuk ka ndërmend të ikë nga kjo parti për t’ju bashkuar ndonjë force tjetër politike. I pyetur dje nga “Gazeta Shqiptare” nëse kritikat e tij ndaj PD-së po e largojnë prej saj, Xhepa u përgjigj se “sigurisht që do të qëndroj në PD pa asnjë dyshim”.
Reagimi i tij erdhi 24 orë pasi anëtari i grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, deklaroi në një intervistë për “GSH” se ka filluar bisedimet me Xhepën e kolegun e tij tjetër demokrat, Mark Marku për t’i afruar pranë FRD-së. Para pak ditësh deputeti i PD-së, Selami Xhepa mbështeti idenë për një rivitalizim të strukturave të partisë ndërsa ndryshimet në qeveri i quajti sipërfaqësore.
Sipas tij, ndërhyrja në kabinetin qeveritar duhet të ishte më e thellë pasi në qeveri ka ministra të lodhur që po pengojnë dinamikën e reformave. I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në NEËS 24 ai deklaroi mes të tjerash se “ka një topitje të reformave, ka sigurisht një lodhje ndoshta nga reformat ose nga ecja përpara e këtyre reformave. Sigurisht ka një tkurrje në aktivitetin e administratës publike.
Kështu që mendoj se një riformatim, një rikompozim, pasi gjithmonë rikompozimet e qeverisë janë momente të rëndësishme të një mobilizimi pozitiv për një lloj dinamizimi më të madh”, - deklaroi Xhepa. Ai vuri në dukje se shumë faktorë të tjerë jo vetëm politik, por edhe jashtë politikës, mendoj se kanë të njëjtën qasje. “Kam përshtypjen se publiku në përgjithësi do t’i mirëpriste shumë ndryshimet e tilla pozitive që mund të bëheshin në emër të një pozitiviteti. Por sigurisht unë gjykoj se edhe në planin politik, do të ishin shumë të dobishme pasi këtu kam parasysh se tashmë po hyjmë në një vit elektoral, është viti i fundit, kompletimi i reformës elektorale nuk bën gjë tjetër veçse fillon dhe hap siparin e një ballafaqimi elektoral mes forcave politike. Kështu që edhe për qëllime elektorale mendoj se do të ishte një element jo vetëm i një dekori por ndoshta do të ishte më shumë një element më shumë substancial sesa thjeshtë një dekor në figurimin e përbërjes së qeverisë”, - theksoi Xhepa.
Sa i përket rivitalizimin e PD-së, Xhepa mendon se e ka pasur mundësinë që t’i pasqyrojë pikëpamjet e tij.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)