Marshi i transparencës
Aktivistët e lëvizjes "Fol", nëpërmjet një marshi simbolik nëpër fshatrat e Prizrenit, nga pritet të kalojë traseja e autostradës Vërmicë-Merdar, u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ngrenë nivelin e transparencës në lidhje me jetësimin e këtij projekti madhor.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë vlerësuar se mospublikimi i detajeve në lidhje me kontratën për ndërtimin e kësaj rruge vetëm rrit dyshimet për keqpërdorime të mundshme të fondeve publike.
Udhëheqësi i lëvizjes "Fol", Ramadan Ilazi ka pohuar se nisma për të vizituar fshatrat Vërmicë, Zhur e Shpenadi lidhet me faktin se nëpër këto lokalitete pritet të kalojë traseja e autostradës dhe se banorët e këtyre vendbanimeve kanë ngritur shqetësime të ndryshme në lidhje me ecurinë e procesit të shpronësimit të tokave në pronësi private.
Banorët e këtyre anëve kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me vlerësimin e pronave të tyre nga ana e institucioneve dhe, në të njëjtën kohë, janë ankuar se premtimet që kanë marrë nga udhëheqësit e dikastereve të qeverisë qendrore nuk janë respektuar.