Arrestimi që hap rrugë
Arrestimi i guvernatorit të Bankës Qendrore, po të ndodhte në një vend tjetër, do të ishte shok për ekonominë e vendit. Por, në Kosovë si duket opinioni ka qenë i përgatitur që dy vjet që Hashim Rexhepi një ditë do të shkonte në burg. Njohësit e ekonomisë thonë se arrestimi i tij ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin ekonomik të vendit dhe nuk ka pasur asnjë lëkundje në sistemin financiar.
Për të mos u ndikuar sistemi financiar, ka intervenuar edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai të shtunën është takuar me anëtarët e Bordit të BQK-së dhe u ka dhënë kurajo atyre që të vazhdojnë punën normalisht.
Alban Hashani nga Instituti për hulumtime zhvillimore “Riinvest”, thotë se arrestimi i kreut të BQK-së ka rritur besimin e qytetarëve në institucionet e vendit dhe automatikisht është krijuar një pritje pozitive e konsumatorëve.
“Kjo ka dërguar sinjale pozitive te pritjet e konsumatorëve, të cilët ndikojnë në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në përgjithësi”, thekson Hashani.
Sipas tij, është një tregues i mirë se shteti po funksionon.
Në vende të tjera demokratike, ai thotë se vënia në pranga e guvernatorit do të ishte shok për sistemin ekonomik në përgjithësi.
“Kur arrestohet guvernatori, është punë shumë e madhe”, thotë Hashani.
Edhe kryetarja e Komisionit për ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani është e habitur se si ka qëndruar sistemi bankar pa lëvizur karshi ndryshimeve në menaxhmentin e BQK-së.
“Çdo ndërrim shkakton një kaos. Por në Kosovë nuk dihet se çfarë po ndodh”, pohon Selmani.
Ajo as që pret ndonjë lëkundje, qoftë ekonomike apo sociale, për shkak të këtij arrestimi, por pret që në fund të vitit dhe vitin e ardhshëm Kosova të varfërohet edhe më tepër për shkak të orientimit jo të drejtë të ndarjeve buxhetore.
Ndërkaq, vendin e kreut të BQK-së në bazë të ligjit e zë përkohësisht një nga dy zëvendësguvernatorët. Për këtë duhet të vendosë Bordi i BQK-së në ditët në vazhdim.
Asnjë nga anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore nuk kanë qenë në dispozicion të flasin të shtunën për procedurat e mëtejme të funksionalizimit të këtij institucioni.
Burime të Expressit brenda BQK-së tregojnë se Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës do të mblidhet shumë shpejt dhe do të marrë vendim për shkarkimin e Hashim Rexhepit, bazuar në nenin 21 pika e) e Ligjit për Bankën Qendrore.
Në këtë nen thuhet: “Çdo anëtar i Bordit drejtues shkarkohet nga Bordi, apo nga Kuvendi, kur këtë nuk e bën Bordi nëse ai ose ajo: e) nga shumica e anëtarëve të Bordit drejtues është konstatuar se është përgjegjës për angazhim në veprimtari që nuk janë në përputhje me standardet dhe ndershmërinë ose është i papërshtatshëm për anëtar të Bordit drejtues”.
E nëse Bordi nuk arrin të marrë vendim për të shkarkuar nda detyra guvernatorin aktual, Kuvendit të Kosovës, në bazë të ligjit në fuqi i takon të vendosë për shkarkimin dhe nominimin e anëtarit të ri që e zë pozitën e tij, nëse këtë propozim e miraton presidenti.
Procedurat e shkarkimit
Burime të Expressit brenda BQK-së tregojnë se Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës do të mblidhet shumë shpejt dhe do të marrë vendim për shkarkimin e Hashim Rexhepit bazuar në nenin 21 pika e) e Ligjit për Bankën Qendrore.