E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim ne Tokio Jo nje ernobil te ri

Mijëra vetë kanë marshuar në Tokio për të shprehur zemërim e kundërshtim ndaj politikave bërthamore. Të paktën 5 mijë vetë kanë kërkuar mbylljen e centralit të Hamaoka. Rreth 200 km në jug të kryeqytetit, impianti ka 5 reaktorë të ndërtuar mbi dy pllaka tektonike pavarësisht nga parashikimet për tërmete të forta në zonë.

Mes pankartave “Jo një Çernobili të ri” e të mbyllim “Fukushimën” kishte këngë e kërcim; një protestë shumëngjyrëshe ku u tubuan familje e fëmijë, për t’i kërkuar qeverisë të rimendojë politikat energjetike. Ndërkohë kryeministri japonez  premton nga zonat e goditura se askush nuk do të braktiset. Naoto Kan vizitoi për herë të tretë veriun e Japonisë e në mbrojtje të centraleve në Ishinomaki, në prefekturën e Miyagi, tha se edhe për rindërtim do të nevojitet shumë energji.

Së bashku me autoritetet lokale, kryeministri pa nga afër shkatërrimin e lënë pas nga tërmeti e furia e ujit, shkatërrim që zbeh dhe një të diel zgjedhjesh lokale që për Kan paralajmërojnë një tjetër goditje politike. Qeveria do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për t’i dhënë një shtysë industrisë së peshkimit në bregun veri-perëndimor, siguroi kryeministri, ndërsa forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të humburit.

Në zonën e evakuuimit në Fukushima ka nga ata që kthehen për të marrë ndonjë send. Pak minuta në shtëpi për të ikur sërish, pasi përpjekjet për të garantuar siguri në centralin bërthamor vazhdojnë pa ndonjë progres të theksuar megjithatë, duke rritur zemërimin mes popullsisë por dhe vendeve fqinje, të trembur e tashmë dhe të nervozuar nga mungesa e transparencës në menaxhimin e krizës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›