Premtimet per Tiranen ku ndahen e bashkohen kandidatet

Kur përballja me votë mes kandidatëve për drejtuesin e kryeqytetit është vetëm disa ditë larg, jo shumë larg mes tyre janë programet elektorale. Shtyllat kryesore të asaj çfarë Basha dhe Rama premtojnë dhe kanë parashikuar për Tiranën janë të njëjta: strehim, punësim, arsimim dhe infrastrukturë, por shifrat për të cilat flasin dallojnë ndjeshëm.
Kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit në mandatin e 4-t premton 200 mijë vende të reja pune deri në 2020-ën, kundrejt 30 mijë të Lulzim Bashës për 2 vitet e ardhshme. Vetëm Unaza e Madhe do të punësojë mbi 5800 persona sipas Bashës, në planet e të cilit është dhe krijimi i një Task-Force për punësimin.
“Bashkia do të financojë një një program stazhi që do të afrojë me sektorin privat të rinjtë e sapodiplomuar. 70% të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat”- thuhet në programin e Bashës.
Përsa i përket strehimit në programin e Ramës parashikohet:
“Transformim rrënjësor të lagjeve ekzistuese, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, krijimi të 5 strehave. Po kështu, hapje të 10 zonave të reja banimi për 400 mijë qytetarët që parshihen deri në vitin 2020. 60 % e familjeve të Tiranës do të kenë mundësi të blejnë një shtëpi me të ardhurat e veta”- thuhet në programin e Ramës.
Lulzim Basha premton krijimin e Agjencisë Bashkiake te Mbrojtjes së Konsumatorit, që do të inspektojë, raportojë çdokënd që spekulon me çmimet. Ndërsa Rama, dyfishim të sipërfaqeve për veprimtari ekonomike dhe tregtare.
Ndërtimi i një tramvaji përfshihet në programet e të 2 kandidatëve.
“Një sistem transporti publik cilësor, të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale, të shtrirë në të gjithë qytetin. Tirana do të ketë tramvajin e saj”- thuhet në programin e Bashës.
“88 km korsi për autobuzat, 54 km korsi për biçikletat. 6 linja shërbimi për Tram Tirana. Tramvaj që do të përshkrojë qytetin”- thuhet në programin e Ramës.
“Më pak se 30 nxënës nëpër klasa. Shkolla të mirëpajisura, internet falas për të rinj, nxënës e studentë, jo vetëm në shkolla, por në të gjithë territorin e qytetit. Krijimi kushteve për më shumë se 100 000 studentë. Një Bibliotekë Universitare. Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin” - thuhet në programin e Bashës.
“17 shkolla të reja, kopshte dhe çerdhe. Një kampusi i ri universitar me universitete, konvikte, kompani të teknologjisë së lartë, kërkim dhe lehtësira për aktivitete sportive. Zgjerim dhe përmirësim të 4 spitaleve kryesore, 15 poliklinave dhe ndërtim të spitalit bashkiak- thuhet në programin e Ramës.
“Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra. Ndërtimin e një parku tjetër si dhe Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës” - thuhet në programin e Bashës.
“Rindërtim të parkut të liqenit, ngritjen buzë pasqyrës ujore, tek diga, plazhin urban”- thuhet në programin e Ramës.
Por krahas kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-ministrit të Brendshëm, në garën e kryeqytetit është përshirë dhe komunisti Hysni Milloshi.
Elona Gjylmi