Vetel nuk ndalet fiton edhe garen e dyte

Sebastian Vetel nuk ndalet duke triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Malajzisë në garën e dytë të Botërorit 2011 të Formula 1. Tjetër sukses për pilotin e Red Bull, që barazon rekordin e të madhit Mikael Shumaker.
23-vjeçari ka arritur të fitojë 2 garat e para të sezonit, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2004 kur ai që dominonte ishte Shumaker dhe Ferrari. Në cirkuitin e Sepang, Vetel ka treguar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer, ndërsa pas pole-position të së shtunës do të ruante kryesimin e garës në të gjitha xhirot e saj. Perfekte paraqitja e gjermanit, që kaloi finishin përpara Meklaren të Xhenson Batën.
Garë e mirë edhe për anglezin, që është ngjitur në podin e firuesëve bashkë me Nik Hajodfeld. Surprizon edhe një herë Lotus-Reno, që pas vendit të tretë të siguruar nga Petrov në garën e parë, ka përsëritur suksesin me pilotin tjetër në Çmimin e Madh të Malajzisë.
Në vendin e katërt është renditur Marc Veber, i cili u penalizua nga starti i dobët që piloti australian bëri në cirkuitin e Sepang. Vazhdon të konfirmojë problemet Ferrari. Skuderia italiane e projektuar si favorite për të fituar tiullin kampion e ka mbyllur garën e dytë sezonale në vendin e pestë dhe të gjashtë me Felipe Masën përpara dy herë kampionit të botës, Fernando Alonso.
Nertan Prifti