Marshim nëpër Tiranë dhe…/ Skenari i protestës së PD-së

Mësohen detaje nga skenari i protestës së sotme të Opozitës.
Raportohet se, kjo protestë do të jetë e ngjashme me protestat që janë bërë para zgjedhjeve të 11 majit, ku demokratët fillimisht janë mbledhur në sheshin para Kryeministrisë dhe më pas kanë bërë marshim nëpër Tiranë.
Pritet një marshim brenda perimetrit të unazës së mesme të Tiranës, ku deri tani mësohet se do kemi ndarjen në dy grupe.
Fillimisht do jetë mbledhja të Kryeministria, ku do jetë skena kryesore e përplasjes, ku nuk përjashtohen edhe këtë here hedhja e molotovëve.
Më pas pritet të ketë ndarje në dy grupe, ku nuk përjashtohet shkuarja drejt Parlamentit dhe institucione të tjera.
Nuk dihet sa do zgjasë kjo protestë.
Berisha është pyetur edhe për skenarin e ngujimit, por nga burime brenda PD bëhet me dije se një gjë e tillë nuk do të ndodhë sot.