E Diel, 1 Nëntor 2026

Marshim drejt “pikave më të korruptuara”

Nën tingujt e muzikës, mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur para Kryeministrisë, në nisje të protestës së 5-të Kombëtare.

Tek kjo godinë, janë ulur grilat, është vendosur gardh metalik dhe janë marrë masa të tjera në mënyrë që dëmet të jenë minimale.

Pasi u këndua himni kombëtar, u lajmërua se protesta do jetë në formë marshimi në “pikat më të korruptuara”.

Ndryshe nga çfarë kemi parë më herët,sot nuk ka podium për fjalime.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, janë mobilizuar më shumë se 1,300 efektivë të Policisë.

Sipas të dhënave nga terreni, policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›