E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit marshojnë drejt ‘Prodës’, Berisha: Mercenar i Ramës, në zyrën e tij fshihet Ergys Agasi

Në një komunikim për mediat gjatë marshimit drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, po marshohet drejt këtij institucioni pasi në krye të saj është Ilir Proda dhe në zyrën e tij fshihet Ergys Agasi.

Kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Berisha e quajti “mercenar të Ramës”.

Berisha: Shkojmë për t’i thënë se aq sa ka ditë Edi Rama, ke edhe ti. Një mercenar i tij. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Nuk shkojmë për policët e thjeshtë. Por i shkojmë atij banditi që përbën një nga njerëzit më të rrezikshëm të këtij narkoshteti.

Berisha: Marshim në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale, të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Jo një Lubi, por edhe 30 po të largosh do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore!

Kauza e betejës sonë, gjer në largimin e tij, është Edi Rama! Gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me të”, kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa aktualisht po hidhen molotovë.

“E kanë element këtë…”, tha ai për hedhjen e lëndëve plasëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›