E Diel, 1 Nëntor 2026

Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, të rinjtë hedhin fishekzjarrë, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, me synimin për t’u rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por situata është tensionuar në zonën pranë ish-Ekspozitës.

Aty, të rinjtë janë përballur me forcat e policisë, ndërsa gjatë përplasjes kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, disa prej protestuesve kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›