Marsida diplomohet, tani ne kerkim te nje pune
Duket se qe nga momenti, kur kuptuan se ndjenin dicka per njeri-tjetrin, Marsida Saraci dhe Arber Arapi nuk jane ndare per asnje cast. E vecanerisht, pasi e bene publike lidhjen e tyre gati nje vit me pare, cifti gjithmone e me shpesh eshte shfaqur edhe ne rrethet miqesore. Dhe serish edhe ne kete stine te nxehte, ata jane bashke. Edhe pse kane perfituar te bejne disa dite plazh, duket se pushimet ende nuk duken ne horizont. Nuk dime se c'projekte te reja kane ne drejtim te muzikes, pasi edhe ne koncertet e stines se veres nuk jane angazhuar shume. Sidoqofte, tashme Marsida eshte diplomuar per Shkenca Sociale dhe ndoshta kete vit, do t'i kushtoje me shume rendesi gjetjes se nje pune ne profesionin e saj, por natyrisht pa lene menjane muziken. Ajo qe shohim ne foto, eshte se gjate kesaj vere, kengetarja ka shtuar disa kilograme me shume.