E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri shqiptar takohet me Xhorxh W. Bush

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij, znj. Liri Berisha, ishin te ftuar ne pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikes Popullore te Kines, Hu Jintao, per 101 kryetaret e shteteve dhe qeverive nga mbare bota, te ftuar per te marre pjese ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike "Pekin 2008". Pas ceremonise se takimit me Presidentin e Republikes Popullore te Kines dhe bashkeshorten e tij, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi gjate pritjes me nje sere personalitetesh te nivelit te larte. Kreu i Qeverise shqiptare u takua me Presidentin e SHBA-se, Xhorxh Bush dhe zonjen Laura Bush, te cilin e falenderoi per mbeshtetjen e tij te jashtezakonshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Presidenti Bush u interesua per Shqiperine, nderkohe qe ne nje gjest miqesor ai paraqiti si mik Kryeministrin Berisha tek Presidenti i Brazilit, Lula, dhe Presidenten e Filipineve, Gloria Arroyo. Gjate pritjes, Berisha takoi mikun e vjeter te tij dhe per mbare shqiptaret, Xhorxh Herbert Bush, Presidentin e 41-te te SHBA-ve, i cili vleresoi Kryeministrin Berisha per te gjithe ndryshimet e medha qe po perjeton Shqiperia, si dhe i percolli atij falenderimet per ndjenjat miqesore dhe dashurine qe shqiptaret i deshmuan Presidentit Xhorxh Bush ne viziten e tij ne Tirane, ne qershor te vitit 2007.

Berisha u takua dhe me Presidentin francez, Nikola Sarkozi, me Presidentin e Brazilit, Lula, dhe bisedoi me Kryeministrin e Japonise, Fukuda. Kreu i qeverise shqiptare i shprehu Kryeministrit japonez mirenjohjen per perkrahjen ekonomike per zhvillimin dhe modernizimin e vendit tone, si mbeshtetja me nje kredi prej 110 milion dollaresh te projektit te ujerave dhe kanalizimeve te Tiranes, si dhe ne teresi per mbeshtetjen e projekteve te ndryshme ne shendetesi, zhvillim rural, arsim etj. Kryeministri Fukuda u shpreh se do te ndjeke me interes ecurine e projekteve ne kuader te ndihmes per Shqiperine. Kreu i ekzekutivit shqiptar u takua edhe me Presidentin izraelit, Shimon Peres, me Presidentin e Afganistanit, Hamit Karzai, me ate te Kroacise, Stipe Mesic, te Serbise, Boris Tadic, te Malit te Zi, Filip Vujanovic, Presidentin e Bosnjes, Haris Silajxhic, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryeministrin e Holandes, Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Australise, Kevin Rudd dhe shkembeu me ta mendime per marredheniet dypaleshe dhe zhvillimet rajonale e me gjere. Nje takim, Kryeministri zhvilloi me Kryeministrin e Pakistanit, Yousaf Raza Gilani, me te cilin diskutoi per problemet rajonale dhe ato te zhvillimit te te dy vendeve dhe bashkepunimit midis tyre si dhe me Kryeministrat e Angoles, Xhibutit, Madagaskarit etj. Po ashtu kryeministri u takua dhe me personalitete te vendit mikprites, si me Nenkryetarin e Asamblese Popullore te Kines, me Kryetarin e bashkise se Pekinit, etj. Ne te gjitha keto takime u bisedua per marredheniet dypaleshe, zhvillimet ne Kosove, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›