Marta Kos: BE-ja duhet të bëhet realitet i prekshëm për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e afrimit konkret të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Ajo u shpreh se shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit tashmë përfitojnë ndjeshëm nga kostot më të ulëta të transaksioneve përmes SEPA-s, ndërsa nënvizoi se qëllimi i unionit është që asnjë vend të mos mbetet pas në rrugën drejt integrimit.
Kos ritheksoi se i gjithë Ballkani Perëndimor “i përket Evropës si anëtar i barabartë, me të drejta të plota”, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët në proceset reformuese.
“Ne duam që BE të jetë një realitet i prekshëm për qytetaret tuaj dhe ju folët në mënyrë që të sjelle më shumë begati, stabilitet dhe siguri për mbarë kontinenti Evropian në këtë kohë kur ne kemi të tjerë të cilët do të dëshironin që ne të mos ja dilnim mban. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit përfitojnë nga kosto më të ulëta për transaksionet fal SEPA-s. Objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni përpara në sikron nuk duam që ndonjëri të mbetet pas. I gjithë Ballkani Perëndimor i përket Evropës si anëtar të barabartë dhe e theksoi me të drejta të plota”, tha Marta Kos.
Kos bëri thirrje për uljen e tarifave të roamingut dhe zhbllokimin e projekteve që lidhen me transportin, inovacionin digjital, mbrojtjen e konsumatorit dhe turizmin. Sipas saj, mungesa e integrimit ekonomik rajonal vazhdon të jetë pengesë, ndërsa një treg i përbashkët do të mund të rriste ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor me 10%.
“Kemi një afat të rëndësishme që po afron, në qershor do të kemi nga raundi i dytë skadimin e periudhës 1 vjeçare së mëtejshme për reformat e përmbushura dhe rrezikon 300 milion euro për vendet tuaj dhe këto janë fonde të cilat duhen të përfitojnë qytetarët tuaj me të cilat mund të ndërtohen linja tramvaji, rrugë, shkolla ,spitale prandaj le të diskutojmë se si mund të ulim tarifat e roamingut. Le të zhbllokojmë ato projekte që duhen për të përmirësuar infrastrukturën e transportit, inovacionin digjital, mbrojtjen e konsumatorit dhe turizmit. Kemi mungesë integrimi në zhvillimin ekonomik rajonal. Një treg i përbashkët rajonal do të rriste ekonomitë tuaj me 10%. Ne e dimë nga përvoja se sa më shumë të ecni para drejt BE aq më shumë kureshtje kanë investuesit e huaj për vendin tuaj. le të shfrytëzojmë këto vite të mbetura për ta bërë planin e rritjes një sukses dhe për të përgatitur terrenin për anëtarësimin në BE”, theksoi Kos.
/rtsh.al/