E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 618 reforma transformuese drejt Evropës, Korridori i 8-të është kthyer në korridor sigurie për BE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin që po zhvillohet në Tiranë, mbi agjendën e reformave dhe integrimin evropian theksoi se rajoni nuk ka provuar kurrë reforma në këtë shkallë, me 414 milionë euro të lëvruara në fusha kyçe si financat publike, sundimi i ligjit, biznesi, ekonomia dhe teknologjia.

“Reformat mund të duken të lodhshme në letër, por janë transformuese në realitet. 618 hapa drejt Evropës me agjenda e reformave dhe rajoni nuk ka provuar asnjëherë reforma në këtë shkallë, 414 mln euro të lëvruara dhe këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, biznesit, ekonomike, teknologjinë etj. Reformat që janë shumë të lodhshme në letër, por transformuese në realitet”, tha Rama.

Ai vuri në dukje rëndësinë e infrastrukturës strategjike, duke përmendur ndërtimin e arterieve që shërbejnë si shtylla kurrizore e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë korridorin që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Ky korridor është gjithashtu kritik për sigurinë në Evropë, duke u integruar në rrjetin e sigurisë së NATO-s.

“6 infrastruktura ndërtimi i arterieve që janë dhe shtylla kurrizore e Evropës dhe Ballkanin Perëndimor dhe korridori i që është dhe shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, e cila është kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar ne korridor sigurie të NATO-s”, tha Rama.

Në fushën e investimeve, Rama nënvizoi se janë parashikuar 344 milionë euro për hekurudha dhe 112 milionë euro për rrugë të reja, duke theksuar se nuk bëhet thjesht për një vijë në hartë, por për një lidhje reale me zinxhirin ekonomik të Evropës.

“344 milion euro investim në hekurudhe në investime, 112 milionë euro në infrastrukturë në rrugë të reja dhe nuk është thjeshtë një vijë në hartë, është një kabull që lidhet me zinxhirin e Evropës. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do kenë rëndësi më pak dhe kur mundësitë rriten në vend, Evropa është mundësi bashkëpunimi dhe jo rrugë ikje”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›