E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martanesh, aksidentohen për vdekje 2 minatorë

UPDATE-  Dy minatorë kanë humbur jetën, ndërsa kanë qenë duke punuar në minierën e Martaneshit, në vendin e quajtur, Zona e Re. Vebi Stafa dhe Ermal Elezi nuk kanë mundur tu shpëtojnë dot plagëve të marra gjatë punës.

Fillimisht ka gjetur vdekjen, Vebi Stafa, i cili nuk mundi të mbijetonte as deri në spital, ndërsa minatori tjetër gjeti vdekjen pak më vonë në spitalin e Burrelit.

Burime të policisë bëjnë me dije se minatorët kanë gjetur vdekjen, ndërsa kanë qenë duke hapur fronte të reja në minierë me anë të lëndëve plasëse.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që rezultoi fatal për dy minatorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›