Martesat homoseksuale në Francë, presidenti firmos lejimin e tyre
Francë- Presidenti i Francës ka shndërruar në ligj një projektligj të diskutueshëm duke e bërë vendin, shtetin e nëntë në Evropë, dhe të 14-in globalisht, që legalizon martesat mes homoseksualëve.
Të premten, Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë nga opozita e krahut të djathtë, duke i hapur rrugën Francois Hollande të nënshkruajë draftin.
Ai tha: “Unë kam marrë [vendim], tani është koha për të respektuar ligjin e Republikës”.
Dasma e parë e homoseksualëve mund të mbahet 10 ditë pas nënshkrimit të ligjit.
Pas vendimit protestues dolën në rrugët e Parisit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj tij. Sepse masa ka ngjallur kundërshtim më të e fortë se sa pritej në Francë, një vend ku Kisha Katolike ishte menduar që ka humbur mjaft ndikimin e saj mbi publikun.
Në janar, një protestë në Paris kundër projekt-ligjit mblodhi 340,000 njerëz sipas policisë – një nga demonstratat më të mëdha publike në Francë në dekada. Organizatorët e vënë këtë shifër në 800,000.
Që atëherë, të dyja palët kanë mbajtur protesta të rregullta në rrugë.
Dorina Bilbili/IDEA/