E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e makinave? Ekspertët: Dashuria mes të rinjve ka marrë fund

makinatNë debatin FutureCast muajin e kaluar diskutimi më i habitshëm ishte fokusuar në krizën e kulturës për makinat tona. Drejtuesja e takimit vuri në dukje mungesën e brezit të ri e pasionit rreth makinave. Disa madje thanë se të rinjtë nuk kanë ndonjë interes në ngarje.

“Shumica e të rinjve nuk kanë një interes në ngarjen e makinës, sepse ata nuk kanë asnjë ide se çfarë do të thotë të ngasin një makinë”,-janë shprehur studiuesit.

“Gjëja interesante është se makina janë të shtrenjta dhe ju rrallë, shumë rrallë i përdorni ato dhe kur ju i përdorni, ju përdorni ato jo të efektshme dhe shumicën e kohës që ju ngisni, ju jeni duke kërkuar për një vend në parking”,- shpjegoi Khanna .

“Unë mendoj se përçarja më e madhe nuk është rënia në licencimin e shoferit mes të rinjve, tha Doug Njukomb,  Unë mendoj se ne jemi me të vërtetë duke parë një ndryshim të madh në çështjen e dashurisë me makinën. Unë flas për shumicën e të rinjve … ata nuk janë të interesuar në ngarje”.

Pjesë e shpjegimit mund të qëndrojnë në teknologjinë më të fundit të ngarjes. Sipas Paul Nunes, Drejtor i Kërkimeve në Institutin Açenture për performancë të lartë, transmisioni automatik e ka vrarë makinën. Por çfarë mund të bëjë industria e makinave për këtë? Si mund të bëjë automobilat joshëse për të rinjtë si iPhone?

“iPhone është më shumë se një telefon”,- shpjegoi Ross. ”Nuk ka dy iPhones që janë njësoj. Ato janë të dizajnuara që të jenë gjithmonë mënyrën që ju dëshironi që ajo të jetë me gjërat që ju dëshironi”. Pra, kjo është se si industria e makinave mund të punjë për të na bërë që të biem përsëri në dashuri me makinat tona. Për të hartuar ato si iPhone, si platforma, të cilat ne mund të personalizosh sipas shijes tona dhe interesave.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›