Martesat me diferencë moshe nuk duhet të trajtohen si pedofili
Për mendimin tim, pedofilia në Shqipëri nuk ka ekzistuar. Nuk kam dëgjuar dhe nuk ka qenë një fenomen shqetësues para viteve ‘90. Sot është një fenomen mjaft shqetësues. Martesat me diferencë moshe, apo martesa me minorene nuk duhet të trajtohen si raste pedofilie. Është e vështirë të kuptohet si fenomen, disa i shpjegojnë si njerëz të sëmurë, maniakë. Fenomeni që po shfaqet edhe në Shqipëri është shumë shqetësues dhe me pasoja për fëmijët. Mendoj që për këtë fenomen ligji duhet të jetë i pamëshirshëm.