Mos ngatërroni pedofilinë me martesën e zakonshme
Ju lutemi ju bashkëbisedues mos ngatërroni martesën e një vajze 14 vjeçare me një burrë rreth 40 vjeç ose më shumë, ose më pak. Kjo nuk quhet pedofili! As nuk quhet martesë me një minorene. E para, se nuk ekzistonin regjistra dhe e dyta, prindërit për të martuar vajzën me nder i rrisnin dhe moshën. Për këtë do të jap si shembull hallën time. Ishte rreth 14 vjeç, kur e kërkon vjehrri me vjehrrën, nuse për djalin. Kishin 20 vjet diferencë. E ëma e hallës nguli këmbë se vajza ishte e vogël, dhe për këtë arsye iu rrit mosha 4 vjet. Ata betoheshin se nuk do e linin të flinte me bashkëshortin (deri sa të arrinte moshën), por se e donin vetëm për një gotë ujë, mbasi nuk kishin vajza. Kështu iku halla te burri. Në krye të vitit u bë nënë. Tani është 90-vjeçe dhe vajza e saj 76 vjeçe. Bëri plot 6 fëmijë. Jetoi mirë sepse ai punoi në kurbet në Amerikë. Faqet i ka më të kuqe se mbesat. Mos i ngatërroni këto gjëra. Dashuri po; ka ekzistuar. “Je e vogël por e plotë, unë të kam prit ty kaq sa mot”. Apo këngët dhe serenatat korçare. “Në orën 2 të natës të erdha te porta, zërin ta dëgjova, thoshe më dhëmb koka”, etj., etj. Jo kurrë nuk ka ekzistuar pedofilia, nuk është njohur si fenomen. Po tani çfarë ju duket martesa e Xhaxhi Nanos me Xhoin apo e plot pleqve me vajzat e tyre? Megjithë respektin që kam për z.Nano, këtu nuk i jap aspak të drejtë. Tani po lini fëmijët tuaj rrugëve dhe po martoheni dhe rrisni fëmijët e dashnoreve. Mos doni ju ta përlyeni atë kohë? Mund të flisni se ka pas disa të këqija, po mos bëni si tha dikush që te dhoma ku flinte Enveri në Pogradec ishte ndërtuar një dhomë për kavalierë të majmë.
Diskutimet mbi pedofilinë mund t’i ndiqni te blog.shekulli.com.al