Martesat në Kukës, në 6-mujorin e parë të vitit numri mbetet i qëndrueshëm

Në Kukës, numri i martesave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ka mbetur thuajse i njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Gjendjes Civile, interesi për të kurorëzuar lidhjet martesore në qytet nuk ka ndryshuar ndjeshëm, duke reflektuar një qëndrueshmëri në tendencën e martesave në këtë zonë.
“Në Gjendjen Civile të Bashkisë Kukës ka pasur afërsisht 110 martesa për 6-mujorin e parë të vitit 2025, një shifër pak a shumë e njëjtë me të vitit të kaluar,” tregon Ervin Spahiu, përgjegjës i Gjendjes Civile.
Ai bën të ditur se përveç banorëve rezidentë, Kukësi mbetet një zgjedhje e preferuar për celebrim edhe për personat që jetojnë jashtë vendit. Këta shtetas shpesh zgjedhin të kthehen në vendlindje për të kryer ceremoninë martesore pranë familjarëve.
“Kemi shumë raste edhe të shtetasve të huaj, shqiptarë, që rrinë në emigracion dhe e bëjnë celebrimin në Gjendjen Civile Kukës,” shton z. Spahiu.
Tendenca e qëndrueshmërisë tregon një ritëm normal të zhvillimeve demografike lokale.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/