E Diel, 1 Nëntor 2026

Martin Biba president i ri i mundjes

Federata Shqiptare e Mundjes ka zgjedhur presidentin e saj te ri me unanim votash. Martin Biba qe ishte edhe kandidati favorit per te fituar zgjedhjet ne asamblene e Mundjes ka marre rezultatin maksimal nga anetaret e bordit drejtues. Biba ka marre 13 vota kundrejt 0 te rivalit te tij ne keto zgjedhje Ilirjan Petrela.

Ne jemi mesuar me veshtiresi mundja eshte perballur me veshtiresi gjithmone sic eshte i veshtire vital dhe shume inteligjent sporti i mundjes ashtu eshte dhe situata qe kemi perballe te cilen ne se bashku duke qene te hapur per komitetin olimpik duke vleresuar punen e ministrise duke vleresuar kontributin e secilit. Une e thashe ne fjalen time perpara qe cdo njeri qe ka vendosur nje tulle ne mundje do te jete i respektuar dhe i hapur per bashkepunim per te garuar per te kontribuar dhe per tu vleresuar u shpreh Martin Biba president i FSHM-se.

Kjo Asamble ishte teper e rendesishme per Federaten Shqiptare te Mundjes e cila vazhdon te kete struktura paralele duke e mbajtur peng kete Federate. Megjithate idene e nje kompromisi per unifikim te federatave Mundja shqiptare vazhdon te mbetet e ndare.

Vullneti i ketyre deleagateve njerezve qe punojne sot per sportin nuk ka per ta penguar njeri. Pavaresisht luftes se padrejte qe bene personazhi qe eshte kundra mundjes sepse ta marrin vesh njehere e mire gjithe opinioni publik se te federata e mundjes eshte nje federate perballe me nje Viron Bezhani. Te marr vesh njehere e mire te gjithe institucionet perkatese qe kane lidhje me sportinsepse mundja eshte kjo dhe lufta qe ben Viron Bezhani me persona prane komitetit olimpik shqiptar nuk ka per ta penguar punen dhe djersen e ketyre njerezve tha Avni Hasa anetar i komitetit drejtues te FSHM-se.

Martin Biba ka marre postin e presidentit te Federates se Mundjes Shqiptare pas terheqjes nga ky post te Alban Zenelit. Ne kete asamble moren pjese 13 klube nga 15 te federuara dy nga te cilat vazhdojne te mbeshtesin strukturen paralele te Mundjes shqiptare.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›