Paqe me Zidanen shuplake Balotellit

Ish reprezentuesi italian Marco Materazzi ka konfirmuar takimin dhe nje shtrengim dore mes tij dhe Zinedine Zidane ne Milano muajin e kaluar. Cifti ishte ne armiqesi nga finalja e Kampionatit boteror 2006 kur Zidane ishte perjashtuar pasi e goditi Materazzin me koke ne gjoks.
Kjo ishte ndeshja e fundit profesionale per kapitenin e atehershem te Frances i cili me pas kishte thene se reagoi pas fyerjeve te italianit ndaj motres se tij. Muajin e kaluar para perballjes se Milanit me Real Madridin ne Ligen e Kampioneve ne San Siro nje gazetar spanjoll kishte thene se ka pare ciftin duke shtrenguar doren njeri-tjetrit ne shenje pajtimi ne nje hotel ne Milano edhe pse Zidane me pas e mohoi kete.
Por tani Materazzi ka theksuar se nje shkembim i tille kishte ndodhur me te vertete.
147Isha duke u larguar nga hoteli kur dikush m146u afrua dhe me ndali duke me thene se kishte ndodhur nje problem. Ata thane se Zidane ishte parkuar afer vetures sime. U pergjigja duke thene se nuk shoh asnje problem. Kam dal jashte dhe gjeta veten perballe tij. Shfrytezova rastin t146ia them disa gjera atij gjera te cilat ai dhe une i dime dhe do te mbesin mes nesh148 tha Materazzi gjate nje interviste me televizionin Mediaset Premium.
147Por te themi se une isha ai qe foli me teper dhe ne fund kur ai e zgjati doren ia shtrengova dhe nuk ia leshova derisa nuk me shikoi drejt ne sy. Kjo ishte ajo qe doja dhe keshtu ndodhi148 shtoi ai.
Qendermbrojtesi i Interit Materazzi kishte shkuar ne hotelin ku qendronte ekipi i Real Madridit per t146u pershendetur me ish trajnerin e tij Jose Mourinho ndersa Zidane tani ka rolin e keshilltarit ne klubin madrilen.
Materazzi po ashtu tregoi per kacafytjet e tij me ish bashkelojtarin e tij nga Inter sulmuesin Mario Balotelli i cili sezonin e kaluar hidheroi Nerazzurret me qendrimin e tij dhe paraqitjen me fanelle te Milanit.
147Ai mori nje shuplake dhe nje kepuce ne fytyre148 tha Materazzi per sulmuesin e Manchester Cityt. 147Por kur ishte operuar dhe ishte ne spital une isha aty ne mesnate duke i bere shoqeri dhe duke i sjelle gjesende nga vetura148 u shpreh ai.
Ne fund Materazzi ngacmoi Zlatan Ibrahimovicin ish bashkelojtarin e tij nga Inter tani anetar i rivalit te qytetit Milan. 147Sa i perket Ibrahimovicit e verteta eshte se Interi duhet t146i falenderohet atij. Nese nje vit me pare do te takoheshim me Barcelonen me te ne ekip ndoshta nuk do te kishim qene ne gjendje ta eliminonim dhe nuk do te fitonim Ligen e Kampioneve148 perfundoi Materazzi.