E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 26 shkurt Krasniqi perballe Banksit

Luan Krasniqit i eshte caktuar kundershtari per duelin e 26 shkurtit te vitit 2011. Boksieri kosovar do te ballafaqohet me Johnathon Banks. Junikasi synon ta mposhte boksierin amerikan dhe t146i hape rruge vetes per ta sfiduar njerin nga vellezerit Vitali apo Wladimir Klitschko. Synim te njejte ka edhe Banks. Nga Express me 11 dhjetor 2010 ne ora 1239

Ashtu sic ishte paralajmeruar Luan Krasniqi ne fillim te vitit qe po vjen do te ngjitet serish ne ring pas nje pauze prej 27 muajve. Madje tashme eshte konfirmuar edhe emri i kundershtarit te radhes se boksierit kosovar.

Boksieri me prejardhje nga Juniku me 26 shkurt te vitit 2011 ne Ludwigsburg do te boksoje kunder amerikanit Johnathon Banks. Lajmi eshte konfirmuar edhe ne ueb faqen zyrtare te Luan Krasniqit.

147Ky eshte nje sensacion i vogel Luan Krasniqi perseri kthehet ne ring. Me 26 shkurt boksieri nga Rottweili ne qytetin e Ludwigsburgut do te boksoj kunder Johnathon Banks148 shkruan www.luankrasniqi.com.

Ne kete sfide Krasniqi synon te deshmoje se ende ka energji te larte sportive. 147Shume kush ka menduar se mund te jem i menjanuar por do te shohim se si do te dukem ne ring ne muajin shkurt148 ka thene Krasniqi.

Lufta ndaj amerikanit 28 vjecar ne nje far menyre do te jete vendimtare per Krasniqin. Ne rast se ne kete mec peson humbje junikasit do t146i perfundoje endrra e tij per te luftuar per titullin e kampionit boteror.

Por nese triumfon ndaj Jonathan Banks atehere Krasniqit do t146i hapet rruga per t146i kryqezuar dorezat ndaj njerit prej vellezerve Vitali ose Wladimir Klitschko per titullin e kampionit boteror. Kete rast do ta kete edhe Banks nese e mposht Krasniqin.

Edhe vete Krasniqi kahere ka pasur deshire te perballet me ndonjerin prej vellezerve Klitschko. Deshira e tij mund te realizohet por paraprakisht duhet ta mposhte kundershtarin e radhes Johnathon Banks. Andaj Krasniqi pohon se aktualisht eshte duke menduar vetem si ta tejkaloje pengesen e 26 shkurtit.

147Nuk mendoj fare per Vitalin apo Wladimirin. Se pari ne listen time ndodhet Jonathan Banks dhe se kjo eshte nje detyre serioze148 ka theksuar Luani i cili deri me tani i ka fituar 30 lufta prej 36 sa i ka zhvilluar.

Megjithate Krasniqi beson se me sukses do ta tejkaloje kete sfide ne te cilen nuk pret se do te hase ne veshtiresi.

147Jo jo aspak e veshtire. Po te kisha menduar keshtu nuk do te kisha arsye te ngjitem ne ring. Banks paraqet nje detyre te zgjidhshme dhe jam i sigurt se kete do ta kryej me sukses148 ka pohuar ai.

Mbi te gjitha Krasniqi eshte shprehur te jete mjaft i gezuar qe po i rikthehet serish ringut derisa shpreson qe simpatizuesit e tij t146i gezoje me nje fitore ndaj amerikanit Banks i cili aktualisht pozicionohet ne vendin e shtate te renditjes ne WBC dhe eshte kampion aktual i Amerikes se Veriut.

147Une kam punuar shume ne vitet e fundit per ta sfiduar nje kampion bote. Tani do ta kem nje sfide dhe shpresoj t146i shkaktoj humbje Krasniqit. Pas kesaj do te kem mundesi te boksoj me njerin prej vellezerve Klitschko148 ka thene Banks.

Ai ka nje rekord prej 25 fitoreve 17 prej te cilave me nokaut derisa nje here eshte mposhtur dhe nje here tjeter ka barazuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›