E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Luter King JR udheheqes i te drejtave civile

Me 16 janar ne Shtetet e Bashkuara eshte Dita e Martin Luther Kingut nje dite kur amerikanet nderojne udheheqesin e te drejtave civile te cilin e vrane. Kjo dite perkon me ditelindjen e Doktor Kingut me 15 janar. Me teper se 50 vjet me pare Martin Luter Kingu zhvilloi fushate ne mbare Shtetet e Bashkuara duke udhehequr marshime paqesore dhe demonstrata per te drejta te barabarta per afrikano-amerikanet.

Sot une dua ti them popullit amerikan dhe vendeve te tjera te botes se kemi filluar nje levizje dhe se asnje vale racizimi nuk mund te na ndale.

Rritja e Martin Luther Kingut si udheheqes i te drejtave civile filloi ne vitin 1955 kur ai drejtoi perpjekjet kunder segregimit neper autobuze per disa vite me radhe.

Ne qytetaret zezake te Montgomerit kemi marre pjese ne protesta jo te dhunshme kunder padrejtesive si ajo qe kemi perjetuar prej vitesh neper autobuze.

Ne gushtin e vitit 1963 perpjekjet e Martin Luther Kingut per te drejta te barabarta ishin  shnderruar ne nje levizje kombetare. Ate muaj me teper se 250 mije njerez moren pjese ne Marshimin e Washingtonit. Marshimi i udhehequr nga Doktor Kingu ishte synonte te ushtronte presion ndaj ligjvenesve qe ata te miratonin ligjin e te drejtave civile qe do ti jepte fund diskriminimit. Ish-aktivisti i te drejtave civile Roger Wilkins ishte i pranishem diten kur marshuesit u mblodhen para Memorialit te Linkolnit.

Ishte nje dite vere e ngrohte kur njerezit ndjeheshin te rinuar. Ishte nje ndjenje e mire qe buronte nga deshira per bashkimin e vendit. Per here te pare ne jeten time ndjeja peshen e ndergjegjes se Amerikes.

Une kam nje enderr qe nje dite 4 femijet e mi te vegjel nuk do te gjykohen me nga ngjyra e lekures por nga karakteri i tyre.

Ishin pikerisht keto protesta pa dhune dhe fjalimet e tij qe e cuan levizjen e te drejtave te njeriut perpara si dhe e mbajten vendin te fokusuar tek ceshtja e barazise.

Martin Luther Kind mori mimin Nobel te Paqes ne vitin 1964. Po ate vit Presidenti Lyndon Johnson nenshkroi Aktin e te Drejtave te Njeriut dhe nje vti me pas Aktin e te Drejtes per te votuar. Keto masa nxoren jashte ligjit  segregacionin racor ne vendet publike dhe praktikat diskriminuese qe i ndalonin zezaket te votonin.

Kam lexuar se madheshtia e Amerikes qendron pikerisht tek e drejta per te protestuar per te fituar te drejtat.

Fushata e fundit e Martin Luter Kingut ishte ne Memfis se Tenesise ne mars dhe prill te vitit 1968. Ai udhehoqi nje marshim ne mbeshtetje te punonjesve sanitare. Por protesta u shnderrua ne dhune kur militantet e rinj filluan te plackisnin dyqanet. Doktor King u shqetesua dhe u zotua se do te kthehej ne Memphis per te udhehequr nje marshim paqesor. Mbremjen e 4 prillit te vitit 1968 Doktor Kingu po qendronte  ne Hotelin Lorraine ku e vrane.

Une e kam pare Token e Premtuar Ndoshta nuk do te shkoj atje bashke me ju por sonte dua ta dini se ne si popull do te shkojme ne Token e Premtuar.

40 vjet me vone amerikanet kujtojme jeten e Doktor Kingut ndersa shume nga enderrat e tij jane realizuar perfshire zgjedhjen e Barak Obames ne postin e presidentit te pare afrikano-amerikan te Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›