E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Te pakten 5 eshte numri i te vdekurva nga mbytja e anijes Costa Concordia

Numri i te vdekurve nga mbytja e anijes luksoze italiane u rrit ne pese pasi punonjesit e shpetimit zbuluan sot trupat e dy burrave te moshuar ne pjeset e fundosura te Costa Concordias.  Nderkohe numri i te zhdukurve eshte reduktuar nga rreth 40 ne 15.

Mbremjene se shtunes  nje cift nga Koreja e Jugut qe ishin ne muajin e mjaltit u nxoren nga kabina e tyre. Te pakten tre njerez  u vrane kur anija ngeci ne rere te premten ne darke ne brigjet e italise veriore duke batuar nga njera ane.  Dy franceze dhe nje pjestar peruan i personelit vdiqen. Me shume se 30 njerez u plagosen.  Skuadrat e shpetimit te cilat perdoren barkat e shpetimit dhe helikopteret arriten te evakuonin me shume se 4 mije pasagjere dhe pjestare te ekuipazhit ne ishullin Xhilio aty prane mengjesin e se shtunes.

Pasagjeret e mbijetuar tregojne pervojne e hidhur mes tyre dhe turisti amerikan Mark Plath.

Ne ishim duke qendruar dhe anija nisi te ecte me shpejtesi u kthye dhe pashe nje nga vincat e anijes qe goditi nje prej anijeve te shpetimit e cila u thye
Aty ishin dy nejrez pashe 5 te tjere qe u hodhen ne uje e nisen te notojne ..

Pasagjeret ishin ne orarin e darkes ne kohen e incidentit dhe iu eshte thene se anija kishte probleme energjie.

Autoritetet kane nisur nje hetim per arsyet se perse anija preku ne cektine.

Kapitetini italian Francesko Schetino u ndalua dje mbasi u mor per disa ore ne pyetje. Agjencia italiane ANSA thone se ai do te perballet me disa akuza mes tyre per vrasje dhe braktisje te anijes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›