E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali Zjarrfikesit gjejne dy te mbijetuar ne nje kabine te anijes Costa Concordia

Zjarrfikesit arriten te gjenin dy persona te mbijetuar ne nje nga kabinat e anijes se mbytur italiane Costa Concordia ne Detin Tiren.

Zjarrfikesit vendosen lidhje me ciftin dhe e gjeten ate ne nje prej kabinave. Te pakten tre njerez humben jeten kur anija goditi token te premten ne mbremje ne brigjet veriore te Italise dhe u pembys ne njerin krah. Me shume se 30 persona te tjere u plagosen.

Te pakten 40 vete figuronin ende te humbur dje vone.

Kapiteni italian Francesco Schettino u ndalua mbreme disa ore per tu marre ne pyetje. Agjencia italiane e lajmeve ANSA thote se ai mund te jete perballe disa akuzave perfshire vrasjen dhe braktisjen e anijes.

Tri trupa u nxorren nga deti dhe autoritetet thone se te pakten 40 vete figurojne te humbur rreth 24 ore pas incidentit.

Lajmet bejne te ditur se dy franceze humben jeten si dhe nje anetar peruvian i ekuipazhit.

Operacionet e emergjences  u nderprene mbreme pasi zhytesit e kaluan diten duke kerkuar neper pjesen e zhytur ne uje te anijes dhe ne ujerat perreth saj.

Te mbijetuarit kishin veshur jeleket e shpetimit dhe helikopteret evakuan me shume se 4 mije pasagjere dhe personel te anijes ne ishullin e Xhilion dhe Porto Santo Stefanos dje para dite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›