E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Luther King u vra nga Ku Klux Klan

Martin Luther King u vra për shkak të një shpërblimi 65.000 dollarësh të vendosur për kokën e  tij nga Ku Klux Klan, sipas një libri të ri. Vrasësi Xhejms Wrl Rei ishte në burg kur ai tha se kishte dëgjuar në rrjetet aty brenda se Ku Klux Klan do të paguante këdo që do të vriste liderin amerikan me ngjyrë të të drejtave civile. Autori i librit thotë se në vitet 1960, KKK  ishte një organizatë e stilit të Al Kaedës sot, që mblidhte para për një luftë të shenjtë, kundër njerëzve me ngjyrë. Libri me raportet e FBI-së, The Awful Grace of God, është shkruar nga historianët amerikanë Stuart Ueksler e Lerri Hankuk, të cilët kanë kërkuar rihetimin e ngjarjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›