Martin Schultz, president i ri i Parlamentit të Evropës

Ish-kryetari i grupit të socialistëve duke marrë 387 ndër 670 vota të shprehura, u zgjodh me mbështetjen e deputetëve të grupimit kryesor të Parlamentit Evropian, PPE, Partia Popullore Evropiane, në bazë të një marrëveshjeje mes dy partive për të ndarë postin në mes të mandatit prej pesë vjetësh.
Ai përfitoi gjithashtu nga votat e të zgjedhurve liberalë dhe nga një pjesë e madhe e të Gjelbërve. Por, rezultati i tij është në rënie të dukshme në krahasim me atë të pararendësit të tij, Jerzy Buzek, i cili mori 555 vota në favor, edhe pse konkurrenca ishte më e vogël, pasi kishte vetëm një kandidat përballë vetes.
Duke u shprehur pas fitores përballë deputetëve dhe shtatë ish-presidentëve të Parlamentit, Martin Schultz premtoi se do të përpiqet që të dëgjohet zëri i demokracisë dhe i Parlamentit.