E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martinez Te marten shihet niveli i Bayern

Javi Martinez u shpreh i kënaqur me kualifikimin e Bayern Munchen në finalen e Kupës së Gjermanisë pas fitores 6-1 ndaj Wolfsburgut.

“Jemi në një moment forme të shkëlqyer. Fizikisht dhe psikologjikisht jemi shumë mirë, por të martën do të shohim nivelin tonë të vërtetë”, deklaroi mesfushori spanjoll në lidhje me gjysmëfinalen e Champions League që bavarezët do të luajnë ndaj Barcelonës. Ndërsa qendërmbrojtësi brazilian Dante po pret me padurim sfidën ndaj katalanasve: “Do të jetë një ndeshje e madhe. Besoj se do të kem përballë ekipin më të fortë me të cilin jam ndeshur ndonjëherë.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›