Manjani: Reforma elektorale, pa kushte
Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Levizjen Socialiste per Integrim, Ylli Manjani e cilesoi si emergjente nisjen e reformes zgjedhore. Sipas tij, eshte e rendesishme qe palet te mos vendosin kushte ne lidhje me pikat ku do te nderhyhet. "Procesi duhet te jete sa me i gjere dhe sa me i perfshire. Eshte e nevojshme qe te marrin pjese te gjitha partite politike, jane apo jo ne Parlament. Te gjithe duhet te kene mundesine qe te marrin pjese, por pa kushte dhe pa veto. Kjo do te na conte ne nje reforme elektorale shume te mire", tha dje ne nje interviste per televizionin "Klan", Manjani. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se procesi i reformes zgjedhore eshte i lidhur ngushte me reformen territoriale dhe administrative. Sipas tij, numri kaq i madh i komunave dhe njesive vendore nuk eshte eficente. "Duhet te nise nga puna, hartimi i reformes territoriale dhe administrative. Shqiperia ka nevoje ne menyre te pashmangshme per realizimin e reforme administrative", tha dje Manjani. Ai ka renditur nje sere arsyesh qe i beje jo eficente disa komuna ne vend. Levizja e popullsise dhe eshte argumenti kryesor per berjen e nje reforme territoriale dhe administrative. "Ne vend ka nje numer te madh komunash, qe nuk jane eficente, nuk kryejne asnje sherbim. Nderkohe qe ka levizje te popullsise ne disa zona te vendit eshte nje levizje e cila ka ndodhur brenda Shqiperise", tha Manjani. Ai ka sugjeruar se duhet te jene me pak njesi vendore ne rang vendit, por kjo ulje e numrit te tyre do te sjelle nje administrim dhe qeverisje me efikase. "Ne kete kuader, eshte e domosdoshme reforma administrative. Te jene me pak ne numer njesite e qeverisjes vendore dhe te kete nje administrim me te mire", tha ai. Ideja e hedhur per reformen zgjedhore dhe ate administrative, sipas Manjanit shkojne ne nje linje. "Ky proces lidhet ngushte edhe me reformen zgjedhore. Nuk duhet humbur kohe per nisjen nga puna me reformen zgjedhore", thote ai. Nderkohe qe palet kane rene parimisht dakord per reformen zgjedhore, ende nuk ka asnje nisem konkrete ne kete drejtim. Mazhoranca ka qene e gatshme qe pas zgjedhjeve te tete majit per te ngritur komisionin qe do te hartoje ate nga pikepamja teknike. Baza ku pritet te nderhyhet per modifikimin e ligjit elektoral eshte raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore te tete majit. Rekomandimet e nderkombetareve jane pranuar nga te dyja palet.
Reforma
"Procesi duhet te jete sa me i gjere dhe sa me i perfshire. Eshte e nevojshme qe te marrin pjese te gjitha partite politike, jane apo jo ne parlament. Te gjithe duhet te kene mundesine qe te marrin pjese, por pa kushte dhe pa veto. Kjo do te na conte ne nje reforme elektorale shume te mire", tha Manjani.
Reforma
"Procesi duhet te jete sa me i gjere dhe sa me i perfshire. Eshte e nevojshme qe te marrin pjese te gjitha partite politike, jane apo jo ne parlament. Te gjithe duhet te kene mundesine qe te marrin pjese, por pa kushte dhe pa veto. Kjo do te na conte ne nje reforme elektorale shume te mire", tha Manjani.