E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Kim për të treten herë

E treta e vërteta. Kim Kardashian ka vendosur të martohet me të dashurin aktual, Kanye West me të cilin edhe po pret fëmijën e parë.

Ndonëse ende nuk e ka finalizuar divorcin me , Kris Humphries, ajo ka vendosur të martohet me Kanye për shkak që, të dy janë lodhur duke pritur deri sa ajo të divorcohet.

Bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në një plazh privat në Malibu ku do të jenë të pranishëm familja dhe miqtë e ngushtë. Madje, mediet e huaja shkruajnë se Kim po mendon që të marr edhe mbiemrin e burrit.

“Kanye është shumë tradicional. Ai dëshiron që të martohet me Kim tani që edhe po presin një fëmijë. Nuk do të jetë zyrtarisht sikurse një martesë sepse Kanye dëshiron që këtë ta bëjë në mënyrë special kur të vie koha”, ka thënë një burim.

Kim, ka përveç me Kris, ka qenë e martuar edhe me producentin muzikor, Damoj Thomas ndërkaq, martesa me Kanye është e treta me radhë në historitë e saja të dashurisë ./Indeksoneline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›