Justin Timberlake publikon këngën me Jay Z

Këngëtari, Justin Timberlake ka lansuar këngën e tij të paralajmëruar këto ditë, një bashkëpunim me reperin, Jay-Z.
Kënga titullohet, ‘Suit and Tie’, dhe paraqet bashkëpunimin e parë muzikore të Jay z dhe Justin, qysh nga viti 2006 ndërkaq,kjo këngë do të jetë pjesë e albumit, ’ 20/20 Experience’ të Justin, e që pritet të publikohet gjatë vitit të ardhshëm.
'Ky vit do të jetë emocionues për mua. Ashtu siç mund të keni dëgjuar, unë po përgatiten për 2013-tën. Në qershor të vitit të kaluar, unë qetësisht fillova punën për udhëtimin tim të radhës, në një gjë që unë e dua e që quhet muzikë”, ka thënë këngëtari.
Ylli i, ‘Friends With Benefits’, ka shpjeguar se si i erdhi inspirimi ti kthehet sërish muzikës duke thënë se, papritur ndjeu nevojën që t’i kthehet në studios e të krijonte muzikë./Indeksonline/
/>