VIDEO/ Vazhdon të injorohet nga Sylvinho, Mehmeti vijon me golat në Angli

Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me Bristol Cityn në Angli.
Për shqiptarin është e rrallë që të shënojë me kokë, por ia doli pikërisht sot në transfertën e Portsmouth.
Goli i Mehmetit vulosi rezultatin 0 me 1 në pjesën e parë. Ishte minuta e 17-të, kur shfrytëzoi momentin e duhur pas krosimit.
Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer prej dy sezonesh, megjithatë Silvinho nuk e llogarit nga viti 2023.
Deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar po aq asistime, duke qenë kontribuesi i dytë më i mirë i Championship.