Martohet me 27 vjeçare
Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 08:47
Aktori Alec Baldwin do të martohet me të dashurën e tij 27 vjeçare. Ai këtë gjë e ka konfirmuar vetë, duke thënë se ka dëshirë të martohet më të dashurën e tij të re.
Aktori është për momentin në lidhje me mësuesen e jogës, Hilaria Thomas dhe burimet thonë se aktori i filmit “30 Rock” dëshiron të martohet para se të fillojë karrierën e tij prej politikani.
Burimet thonë se Baldwin ka shitur apartamentin e tij “300 Central Park West” në mënyrë që të zhvendoset për të jetuar më të dashurën në qendër të qytetit.