Shpenzon 1 mijë funta për të gjetur njeriun që i ka borxh një birrë

Një gjerman ka shpenzuar deri më tash 1.000 funta, në përpjekje për të gjetur një njeri, të cilit i ka borxh një birrë.
Sebastian Shterincen para gjashtë vjetësh në Majorka kishte humbur bastin me një burrë të cilin e njeh vetëm me emrin Patrik, dhe me të cilin ka luajtur golf. Që nga ajo kohë mendon që t’ia kthejë borxhin, andaj ka vendosur që të përmbushë një obligim të tillë.
Në këtë mënyrë, Sebastian ka udhëtuar në Somersetin verior, prej nga vjen Patrik, dhe ka vizituar klubet e bareve dhe të golfit, në përpjekje për të gjetur të njohurin e tij.
“I kam borxh një birrë. Kjo është arsyeja e vetme pse jam këtu. Kjo më mundon që pesë vjet. Jam person që dëshiroj t’i kthej borxhet e mia. Kam udhëtuar gati 1.300 kilometra për ta gjetur dhe nëse ia arrij, nuk do të më vjen keq për paratë e shpenzuara”, ka thënë mësuesi 34-vjeçar.