Bukuria bashkon Kosovën e Serbinë

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 18:49
Afërdita Dreshaj po shijon ditët e para të saj në Brazil, ku do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe.
Atje, të gjitha Misset kanë nisur seancat e para të fotografive nga fotografi zyrtar Fadil Berisha. Vetë Afërdita ka vënë në Twitter disa fotografi, dhe duket se ka bërë paqe menjëherë me Miss Serbinë.
Më 12 shtator zhvillohet gara e madhe në Brazil dhe Miss Kosova është një nga favoritet.