E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet në kishë dhe më pas lind

Zagreb, 24 gusht - Ka thënë “po” para priftit në Kishë dhe më pas ka lindur vajzën e saj, duke mos marrë pjesë në drekën e dasmës.
Kjo i ka ndodhur një 31-vjeçareje në Kroaci, e cila ishte ankuar për dhimbje gjatë gjithë ditës, por foshnjën e nxori në dritë vetëm pasi u celebrua zyrtarisht. Vajza lindi para kohe. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytezën Karlovac, 50 km në jug të Zagrebit.

“Nuk ndihej mirë, por mendonim se e kishte nga stresi i dasmës”, shprehet vjehrra Nikolina Kis. Pasi shtrëngoi fort dhëmbët gjatë ceremonisë, 31-vjeçarja doli me vrap nga kisha duke shkuar në një stol parku ku edhe lindi. “Menduam ta quanim Lana por pasi lindi në kishën Madonna, vendosëm ta quajmë Maria”, shprehet bashkëshorti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›