Martti Ahtisari: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Ahtisari i bën thirrje Serbisë për të respektuar fqinjësinë e mirë me Kosovën
Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari ka deklaruara se Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë dhe i bëri thirrje autoriteteve serbe që ta njohin realitetin e ri të krijuar me shpalljen e pavarësisë. Ahtisari, i cili po qëndron në Prishtinë në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, tha se njohja e shtetit të ri nga 60 vende të botës tregon se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai përjashtoi çdo mundësi të rihapjes së planit të tij për pavarësinë e Kosovës, që kundërshtohet nga pakica serbe dhe autoritetet në Beograd. Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, Ahtisari kërkoi nga komuniteti serb që të shfrytëzojë të drejtat që i ofrohen serbëve sipas planit të tij për pavarësinë e Kosovës dhe të bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Sipas tij. Serbia duhet të pranojë realitetin e ri në Ballkan, duke shprehur mbështetjen e tij për aspiratat e Kosovës në rrugën e integrimit dhe përgëzoi klasën politike kosovare për Kushtetutën. Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, Ahtisari po ashtu kërkoi nga komuniteti serb që të shfrytëzojë të drejtat që iu ofrohen serbëve sipas planit të tij për pavarësinë e Kosovës dhe të bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Para seancës solemne të Kuvendit Ahtisari ka zhvilluar takime me liderët e institucioneve të vendit. Ai është shprehur i kënaqur me zbatimin që po i bëhet pakos nga institucionet e Kosovës, megjithëse sipas tij mbetet ende shumë punë për tu bërë. Ish-emisari i Kombeve të Bashkuara në negociatat për statusin e Kosovës dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisari, kategorikisht e kundërshtoi çdo tentim të dikujt që dëshiron ta rihapë edhe një herë pakon e tij, e cila ka të bëjë me statusin e Kosovës. Ai ishte kategorik se pakoja e tij absolutisht nuk hapet. Këto deklarata Ahtisari i bëri gjatë një takimi që kishte me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndërkaq tha se nga Ahtisari dhe zëvendësi i tij Rohan morën ide dhe këshilla për ecjen e mëtutjeshme të vendit. Ish kryenegociatori Marti Ahtisari është shprehur i kënaqur me zbatimin e pakos të cilën ai e propozoi për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ahtisari tha se është bërë progres i madh në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në pajtim me planin gjithëpërfshirës. Janë themeluar institucione dhe është bërë progres në këtë drejtim, por ato duhet të grisin performancën, proces ky që vazhdon në shumë shtete. Jam shumë i kënaqur të shoh atë që është arritur gjatë një viti dhe për këtë iu kam shprehur mirënjohjen liderëve të Kosovës dhe se ata mund të llogarisin në ndihmën dhe kontributin tim e të zotit Rohan, ka theksuar Ahtisari. Ish presidenti finlandez Marti Ahtisari po ashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve në vend.
Presidenti Sejdiu vlerëson një vjetorin e Kushtetutës
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se njëvjetori i Kushtetutës po shënohet me një varg arritjesh. Në këtë mes, ai ka përmendur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 60 shtete dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me një numër shtetesh si dhe anëtarësimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Ndër të tjera ai theksoi se pjesëtarët e komunitetit serb që nuk e pranojnë këtë kushtetutë dhe as pavarësinë e vendit janë peng i veprimeve të Beogradit, i cili duhet të marrë guximin që të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Presidenti Sejdiu thotë se Beogradi duhet t'i jap fund iluzionit se mund të mbajë peng Kosovën. Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari. Kushtetuta, u tha, se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë.