E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Lehtësira për bizneset dhe emigrantët

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka gjatë një takimi të zhvilluar në Vlorë ka theksuar se emigrantët duhet të marrin realisht përgjegjësitë për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit. Ne demokristianët, do ta bëjmë Shqipërinë këtu që edhe ata që punojnë dhe jetojnë sot jashtë vendit, të rikthehen në Shqipëri për faktin që është momenti për të kontribuar për vendin tonë. Në programin e Partisë Demokristiane dhe të Polit të Lirisë, në prezencën tonë në qeverisje, të gjithë ata që rikthehen në Shqipëri dhe ndërtojnë bizneset e tyre, për 5 vjet do të punojnë pa taksa , u shpreh Ndoka. Ndërsa në ndalesën që bëri në Orikum, Ndoka prezantoi kandidatin e Polit të Lirisë, Qetësor Ferrunaj. Pretendoj dhe mendoj se do ta çoj deri në fund atë që ju vendosni, është shprehur Qetësori para elektoratit. Ndërsa kreu i demokristianëve, Ndoka, duke akuzuar se PS dhe PD nuk përfaqësojnë interesat e emigrantëve, premtoi lehtësira fiskale në rast se koalicioni i tij vjen në pushtet. Ne iu premtojmë se të gjithë ata, që rikthehen në Shqipëri dhe ngrenë bizneset e tyre, për 5 vjet do të jenë pa taksa, ka premtuar Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›