E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty Haxhinasto leter falenderimi nga EULEX

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto merr leter falenderimi nga shefi i Misionit te EULEX-it ne Kosove Xavier de Marnhac per gatishmerine e autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar ne zbardhjen e ceshtjeve te ngritura ne raportin e hartuar nga z. Dick Marty. Nepermjet kesaj letre sigurohet se EULEX eshte autoriteti i duhur dhe kur ka prova te mjaftueshme per te besuar se jane kryer aktivitete kriminale do te filloje hetimin perkates. Ne leter theksohet se EULEX inkurajon z. Marty per tu dhene autoriteteve te Prokurorise se EULEX- it cdo informacion ose prove te cilat mund te hedhin drite mbi akuzat e ngritura ne kete raport. Me 17 janar 2011 nje delegacion i Prokurorise Speciale SPRKL i perbere nga prokurore te EULEX-it dhe te Kosoves zhvilluan nje takim me prokuroren e Pergjithshme te Shqiperise. EULEX dhe Shqiperia kane shprehur gatishmerine per te bashkepunuar ne zbardhjen e ceshtjeve te ngritura ne raportin e z. Marty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›