E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat cilat jane kompetencat e qeverise

Projektligji i ri i Keshillit te Ministrave percakton ne detaje kompetencat e qeverise per percaktimin e pagave dhe shperblimeve. Ne nenin 5 te tij thuhet 1. Keshilli i Ministrave me propozimin e ministrit te Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe te ministrit te Financave miraton pagen minimale mujore ne shkalle vendi e cila eshte e detyrueshme te zbatohet nga cdo punedhenes vendas ose i huaj. 2. Keshilli i Ministrave sipas rastit me propozimin e ministrit te Brendshem Departamentit te Administrates Publike dhe te ministrit te Financave ose vetem te ketij te fundit miraton

a pagat e shperblimet e drejtuesve te institucioneve qendrore qe nuk perfshihen ne nenin 4 te ketij ligji dhe pagat e personave te tjere te barazuar me ta sipas nenit 4

b strukturen e pages numrin e klasave nivelet e pagave te shtesave mbi page dhe te shperblimeve per nepunesit/punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore

c aktet nenligjore per rregullat dhe kriteret per percaktimin e mases se shperblimeve per rezultate te mira ne fund te vitit per shperblimin shtese per punen e kryer mbi kohen normale te punes ne ditet e festave zyrtare e te pushimit javor e per raste te tjera te parashikuara ne Kodin e Punes dhe ne ligje te tjera te vecanta per nepunesit/punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore c klasifikimin e funksioneve grupimin e njesive te qeverisjes vendore per efekt page dhe te kufijve maksimale e minimale te pagave per funksionaret e zgjedhur te emeruar per nepunesit civile dhe punonjesit e tjere ne organet e qeverisjes vendore. Po ne kete nen shtohet Keshilli i Ministrave sipas rastit me propozimin e ministrit te Financave miraton shperblimin e anetareve te keshillave te bordeve ose te komisioneve te institucioneve qendrore kur legjislacioni perkates parashikon krijimin e nje keshilli ose te bordit drejtues me te drejte pagese ne keto institucione. Ndersa ne piken kater te tij thuhet se Keshilli i Ministrave me propozimin e ministrit te Financave dhe te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes miraton kufirin maksimal te pages dhe te shperblimit te titullarit te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror si dhe kufirin e shperblimit te anetareve te keshillave a te bordeve drejtuese te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›