Countryman - Topi Hetim teresor te gjithanshem
Zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman theksoi dje pozicionin e njohur te SHBA-se lidhur me nevojen per nje zgjidhje sa me te shpejte te krizes rivendosjen e dialogut politik nje hetim teresor profesional dhe te ekuilibruar qe do te vertetonte funksionimin e shtetit te se drejtes qendrueshmerine e institucioneve te pavarura kushtetuese si dhe demokracine funksionale te nje vendi anetar te NATO-s. Gjate takimit me kreun e shtetit Bamir Topi dje ne Presidence u fol per situaten politike te krijuar ne Shqiperi ku ne menyre te vecante u trajtuan zhvillimet me te fundit pas 21 janarit. Z. Topi pasi vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona mike dhe aleate dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e ndihmesen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara e njohu zevendesndihmessekretarin amerikan te Shtetit Thomas Countryman me qendrimin e tij institucional. Presidenti nenvizoi se e verteta dhe dhenia e drejtesise jane nevoje dhe domosdoshmeri madje sot me paresoret per ti rikthyer qytetareve shqiptare besimin tek shteti dhe tek institucionet e tij te pavarura tek respektimi dhe zbatimi i ligjit dhe te qenit te te gjitheve te barabarte ne kete pike pa asnje lloj dallimi.