E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti kinez nis vizitën zyrtare në SHBA

Analistët thonë që vizita e Hu-së është më e rëndësishmja e një lideri kinez në 30 vitet e fundit, teksa fuqia ushtarake, diplomatike dhe ekonomike e Kinës vazhdon të rritet.

Marrëdhëniet mes dy superfuqive kanë qenë të tensionuara duke filluar nga konflikti lidhur me monedhën, kontestet tregtare, çështja e të drejtave të njeriut, Tajvani etj.

Teme e bisedimeve  pritet të jetë edhe çështja bërthamore e Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, do të shtrojë një darkë të martën për nder të Presidentit kinez, Hu Xhintao.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-18 12:49
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›