Ministria e Arsimit: Diplomat e reja, ja si do hartohen
MASH u dërgon universiteteve edhe të gjitha detajet që duhet të ketë suplementi. Ministri i Arsimit, Fatos Beja ka firmosur udhezimin sipas te cilit diplomat dhe masterat do te jene me nivele, dhe emertimi i tyre do kete edhe profilin e arsimit
TIRANE-Diplomat e reja do të përcaktojnë edhe titullin që marrin studentët, pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve. Ministri i Arsimit, Fatos Beja, u ka dërguar universiteteve udhëzimet për detajet që duhet të përmbajë jo vetëm diplomat, por edhe suplementi që do të shoqërojë atë. Lajmin e ben te ditur sot Gazeta Shqiptare.
Sipas udhëzimit të ministrit Beja, emërtimi i diplomës së lëshuar, sipas programeve të miratuara të studimit dhe cikleve të studimit, të jetë: Diplomë e Nivelit të Parë në…(fusha e arsimit të kryer), Diplomë e Nivelit të Dytë në…(fusha e arsimit të kryer), Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në…(fusha e arsimit të kryer), Master i Nivelit të Parë në…(fusha e arsimit të kryer) si dhe Master i Nivelit të Dytë në…(fusha e arsimit të kryer). Udhëzimi përcakton se për programet e studimit, për të cilat janë miratuar profile, në emërtimin e diplomës, të shtohet edhe profili i fushës së arsimit të kryer. Gjithashtu, udhëzimi i ri përcakton edhe detajet që do të përmbajë formati i ri i diplomës.
"Diploma e secilit student, për të tria ciklet e studimit, duhet të përmbajë këto të dhëna të përbashkëta për IAL-et të hapura me ligjin shqiptar: stemën e Republikës së Shqipërisë, emblemën e institucionit përkatës të arsimit të lartë, emërtimin "Republika e Shqipërisë", emërtimin e institucionit përkatës, emrin, atësinë dhe mbiemrin e studentit, vendin dhe datën e lindjes, emërtimin e diplomës, datën e mbrojtjes së tezës së diplomës, numrin e amzës, matrikulimit të studentit, numrin e diplomës, datën e lëshimit të diplomës si dhe emrin e rektorit dhe të dekanit përkatës të shkruar me dorë", - thuhet në udhëzimin e ri që u është dërguar universiteteve. Po në këtë udhëzim thuhet se senatet akademike përcaktojnë edhe elemente të tjera të veçanta që ato i gjykojnë të arsyeshme, si dhe formulimin grafik të diplomave.
(d.b/BalkanWeb)