E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa antiterror ne transportin ajror

Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian kane rene dakord te shtrengojne masat e sigurise per transportin ajror te mallrave pas bombave te gjetura ne nje ngarkese ne Shtetet e Bashkuara. Gjermania ka kembengulur qe kjo ceshtje te perfshihet ne axhenden e diskutimeve te takimit te zakonshem te ministrave ne Bruksel me shpresen e implementimit te masave te reja sic jane rritja e koordinimit te kontrolleve dhe nje liste e zeze e aeroporteve te rrezikshme.

Ministrat arriten te merrn vesh per nje perballje te koordinuar te bllokut ndaj kercenimeve te mundshme terroriste permes transportit ajror te mallrave dhe vendosen te ngrene nje grup ekspertesh per percaktimin e masave. Ekspertet do te hartojne nje draft propozimesh deri me 2 dhjetor I cili do te debatohet nga ministrat e brendshem te BEse. Koordinatori i kunderterrorizmit europian Gill de Kercov tha se nje nga masat e mundshme eshte ndarja e fluturimeve per pasagjeret dhe per bagazhet duke organizuar sherbimet vetem per transport mallrash. AKtualisht 60 per qind e dergesave udhetojne me avione pasagjeresh

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›