Masa i pari ne prova
Felipe Masa ka qene me i shpejti ne provat e lira te Çmimit te madh te Brazilit , gara finale e kampionatit Formula 1. Piloti vendas ka vendosur kohen me te shpejte ne seancen e pare ku ka lene prapa rivalin Hamilton me rreth 2 te dhjetat, i treti eshte renditur Raikonen. Seanca e dyte eshte kushtezuar nga shiu e kohet nuk mund te merren per baze. Provat kualifikuese do te zhvillohen neser ne oren 17 e gara starton te dielen ne oren 18. Hamilton ka shtate pike avantazh e do te kenaqej edhe me nje podium ku dy vendet e para mund ti marrin pilotet e se kuqes. Spikat nje parrulle e tifozeve vendas qe i kerkojne polakut Kubica te nxjerre jashte gare Hamilton.