E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Topi i Artë? Logjike ta fitoj unë

 

Kristiano Ronaldo shpall hapur synimet e tij për të fituar "Topin e Artë" nga revista "France Football". "Do ishte logjike ta fitoja unë", tha ai. "Janë disa kandidatë, por mendoj se fituesi duhet të jetë futbollisti më i mirë gjatë gjithë vitit. Unë kam qenë konstant, fitova Premier Ligën, Champions dhe isha ai që shënoi shumë gola në Evropë. Megjithatë, nuk jam unë ai që votoj", u shpreh mesfushori i Mançesterit në një intervistë për "L'Equipe". Ronaldo shënoi 42 gola sezonin e shkuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›