E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme raciste ndaj Hamilton, nderhyn politika

Politika angleze reagon pas sulmeve raciste ndaj pilotit te Formula 1, Lewis Hamilton.

Deputeti anglez Keith Vaz, kryetar i grupit laburist per pakicat etnike, ka kerkuar nga ministri i Jashtem britanik te drejtoje nje proteste formale ndaj qeverise spanjolle.

Shkak eshte bere nje faqe interneti spanjolle, qe fton shikuesit e saj te hedhin gozhde ne piste per te shpuar gomat e makines McLaren-Mercedes te anglezit Hamilton, gjate gares per cmimin e madh te Brazilit.

Sipas informacioneve, shpesh faqja spanjolle, qe per momentin eshte mbyllur nga organet kompetente, ka hedhur shpesh parrulla raciste ndaj pilotit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›