Masa në Maranelo: “Më në fund në shtëpi”
“Më në fund u ktheva në shtëpi – tha Masa për “Ferrari.com” -. Kjo është familja ime e dytë dhe mezi prisja të përqafoja të gjithë njerëzit me të cilët bashkëpunoj prej kaq vitesh dhe që më kanë qëndruar kaq afër gjatë kësaj periudhe. Tashmë mund të them se po e rimarr punën time: ka shumë për të bërë, por jam i lumtur, më pëlqen Maranelo.”
Kurse Stefano Domenikali, në lidhje me rikthimin e brazilianit në Maranelo, u shpreh: “Është bukur ta kemi Felipen përsëri mes nesh dhe jam i kënaqur që mund ta përqafoj sërish. Të dy folëm në telefon me presidentin Luka di Montexemolo dhe ai ishte i lumtur që mund ta përshëndeste dhe t’i uronte Masës punë të mbarë, duke lënë edhe një takim në ditët në vazhdim. Që sot do të kemi disa takime teknike dhe aktivitet fizik për Felipen. Ai duhet të rikthehet në formë: e pret një periudhë e ngarkuar dhe e ngjeshur, por ai e di që nuk e kemi me nxitim.”
Masa, që të gjithëve iu duk i qetë dhe në formë të shkëlqyer, së bashku me Domenikalin ka hartuar programin për ditët në vazhdim. Gjatë kësaj jave do të ketë prova në simulator, disa takime teknike me inxhinierët dhe shumë veprimtari fizike.
Braziliani ka mbërritur në Itali së bashku me përgatitësin e tij personal. Përsa i takon provës me modelin F2007, ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohet, por sidoqoftë, nuk është në program për këtë javë.