Mbyllen regjistrimet në universitete; ja kuotat e mbetura
Pjesa më e madhe e këtyre kuotave janë në universitetet e rretheve, ndërsa Tirana ka më pak të tilla me rreth 182 vende të pa plotësuara. Në krye të listës për këtë fazë, me numër më të madh të vendeve të paplotësuara është Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pasi ka 56 vende të lira.
Në këtë fakultet më shumë vende të lira kanë degët Italisht, me 16 vende bosh, frëngjisht 8 dhe gjermanisht me 7. Ndërsa, fakulteti që ka më pak vende të paplotësuara është Fakulteti i Mjekësisë, ku ka një vend të lirë në Stomatologji dhe një në Mjekësi të përgjithshme, pra vetëm dy vende të lira si dhe Fakulteti i Drejtësisë, me 3 vende të paplotësuara.
Në Fakultetin e Ekonomisë pas mbylljes së fazës së dytë, kanë mbetur 36 vende bosh, ndërsa në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 35 vende të lira. Fakulteti i Histori-Filo-logjisë ka vetëm 12 kuota të lira, ai i Shkencave Sociale ka 14 të tilla, ndërsa Fakulteti i Infermierisë ka 24 vende bosh. Pas kësaj, të gjithë ato maturantë që kanë mbetur pa u regjistruar duhet të plotësojnë formularin A3, që do të publikohet pas disa ditësh, dikur rreth mesit të këtij muaji. E më pas pritet të bëhet një rishpërndarje e këtyre kuatave.